Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin ku policia shqiptare ndihmoi atë malazeze në gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve afganë të marrë peng.
Balla shkruan se “Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të marrë peng nga një grup kriminal i përbërë nga shtetas afganë”.
Ai thekson se pengjet u gjetën në një territor malor në Malin e Zi dhe mbaheshin nën kërcënimin e armëve dhe dhunës.