Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë hodhën poshtë shqetësimet se ndryshimet e fundit të papritura në skenën politike amerikane janë një shenjë dobësie, duke paralajmëruar armiqtë e Amerikës të enjten kundër përpjekjeve për t’i shfrytëzuar zhvillimet politike në vend.
“Ata duhet të mendojnë përsëri”, tha për gazetarët zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
“Ne jemi të përqëndruar në sfidat e sigurisë kombëtare me të cilat përballet vendi”, shtoi ai. “Kjo përfshin përgjigjen ndaj kundërshtarëve tanë kur është e përshtatshme.”
Në Pentagon, zyrtarët këmbëngulën se ushtria amerikane është e gatshme për çfarëdo sfide që mund të ketë nga kundërshtarët.
“Për sa i përket pyetjes nëse kundërshtarët tanë po na testojnë apo jo në këtë moment të caktuar, ata gjithmonë na testojnë”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.
“Është thjesht diçka që i përfaqëson ata dhe që ata e bëjnë”, u tha ai gazetarëve. “Unë nuk mendoj se ky moment i veçant është ndryshe.”
Paralajmërimet nga Uashingtoni vijnë më pak se një javë pasi Presidenti Joe Biden njoftoi tërheqjen nga gara presidenciale, duke mbështetur Nënpresidenten Kamala Harris si kandidate të demokratëve në garën kundër ish-presidentit dhe kandidatit të Partisë Republikane, Donald Trump.Për më shumë kliko KËTU