-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pakti me PS, Bardhi: Votat e PD mundësuan votimin e Diasporës!

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nëpërmjet një postimika reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ai është shprehur se nuk ka pasur Reformë Zghedhore por thjesht janë zbatyuar vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij dhe falë parties demokratike u bë e mundur dhe vota e diasporës.

Postimi i Bardhit:

“Në votimin e djeshëm në Kuvend, nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese! Reforma Zgjedhore kuptimplotë është bllokuar prej vitesh nga Edi Rama, dhe ata që për dy vite e lanë në heshtje, edhe pse ishin mandatuar për ta çuar përpara. Pas përmbushjes së detyrimit për zbatimin e tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në sesionin e ri parlamentar është detyra jonë që të vijojmë përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai.

“Në emër të grupit parlamentar të PD apeloj partnerët tanë ndërkombëtar, veçanërisht Misionin e OSBE dhe Delegacionin e BE në Tiranë, që të nxisin, gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar, përmbushjen nga Edi Rama të detyrimit për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit