-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parisi është magjik! Ceremonia më e mirë në histori

Kryesoret

Parisi përfundon ceremoninë më të mirë në historinë e Lojërave Olimpike. Ceremonia që ndërthurte realen me virtualen në histori për herë të parë u zhvillua jashtë stadiumit, përgjatë lumit Sena. 206 kombe në 85 anije, që me rreth 6.800 sportiste dhe sportistë nga 206 vendet pjesëmarrëse në komitetin Olimpik përshkuan rrugën gjashtë kilometra duke kaluar krah atraksioneve ikonike të Parisit si katedralja e sapo restauruar Notre-Dame, Louvre apo shehsi Place de la Concorde në drejtim të kullës Eiffel.

Fantazi ku morën pjesë Zidane, Nadal, Serena Williams, Carl Lewis, në një mesazh universaliteti nga kryeqyteti i botës. Parada filloi si gjithmonë me Greqinë, e ndjekur nga ekipi i refugjatëve, çdo edicion më i madh dhe Franca mikpritëse e mbylli, me risinë që Australia i parapriu për pritjen e vitit 2032 dhe SHBA për Los Angeles 2028.

Ceremonia ishte planifikuar në 12 faza që pasqyronin virtytet e Francës. Sharmi, sinkroniteti, liria, barazia, solidariteti, solemniteti dhe përjetësia.

Zidane u rishfaq dhe mori flakën, i cili nga ana e tij ia kaloi Rafa Nadalit. Kulla Eifel u errësua për t’u bërë një “Lojë Dritash”.

14 herë kampioni i Roland Garros, me një varkë, ia kaloi pishtarin Serena Williams, ajo Carl Lewis dhe Nadia Comanecit për të përfunduar ceremoninë më të mirë në histori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit