Vatrat e zjarrit në Has dhe Tropojë vijojnë të jenë aktive. Zjarrëfikëset po punojnë për përmirësimin e situatës.
Situata e zjarreve në Has
Bashkia Has është përfshirë nga dy vatra zjarri. Vatra e zjarrit e ardhur nga Mahalla e Epërme Njësia Administrative Zogaj dhe ka depërtuar në vendin e quajtur Maja e Krajlicës, fshati Peraj, Njësia Administrative Golaj, Për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar, 31 forca të bashkisë , 4 forca të MZSH-së bashkia Has dhe 20 forca të Batalionit Komando, por në orën 13.22 u ndërpre operacioni për shuarjen e zjarrit pasi ka patur shpërthim mine në zonen e zjarrit, për të mos rrezikuar jetën e njerëzve. Në këtë vatër kanë vepruar vetëm forca të Batalionit Komando.
Në vatrën e zjarrit të shfaqur në zonën Kishaj, në vendin e quajtur Firza e Qemes njësia administrative Gjinaj kanë vazhduar punën për shuarjen e kësaj vatre 6 forca të MZSH-së, 13 punonjës të shërbimit pyjor, 4 vullnetarë dhe forcat policore. Aktualisht të dyja vatrat janë aktive.
Situata e zjarreve në Bashkinë Tropojë:
Bashkia Tropojë vazhdon të jetë e përfshirë nga vatrat e zjarrit në zonën kullotë dhe shkurre afër fshatit Zogaj Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë.
Vatra e zjarrit në zonat Mahallë e Epërme, Hajdarmataj, Xhuxh të rajonit të Zogajt Njësia Administrative Bytyç është izoluar dhe marrë nën kontroll. Janë aktive vatra në veri-lindje të lagjes ‘Mahallë’ në drejtim të Zjecit në krah të Hasit përgjatë kufirit me Kosovën, ku dhe janë përqëndruar dhe një pjesë e forcave.
Vatra e zjarrit në kodrat e Storbëdës vazhdon të jetë aktive.