Masivi pyjor tek ‘Firza e Qemës’, në Bashkinë Has gjatë pasdites së sotme është përfshirë nga zjarri. Terreni ka përfshirë një terren shumë të vështirë.
Mësohet se janë nisur ekipet e shërbimit zjarrëfikës të bashkisë Has bashkë me punonjësit e shërbimit pyjor, ndërsa era po favorizon përhapjen e tij. Ndërkohë në dy vatrat e tjera aktive të Zogajve në Tropojë dhe Letaj të Hasit po punohet për izolimin e tyre.
Nxitur nga kjo situatë, punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse dhe të tjerë të angazhuar për shuarjen e kësaj vatre kanë ndërprerë punën duke i lënë vendin forcave ushtarake, të cilat do të monitorojnë në mënyrë të specializuar.