Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për aktivitet kriminal të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, është arrestuar në Sarandë. Në pranga ra E. R., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.
Ai dyshohet se në vitin 2022, në afërsi të fshatit Luzat, Tepelenë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, ka braktisur automjetin e tij tip “Benz”, me të cilin transportonte kundrejt pagesës prej 250 euro për person, nga Saranda drejt Malit të Zi, 7 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.