Ministri i Jashtëm Igli Hasani me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka njoftuar se qytetarët mund të lëvizin pa viza në 99 shtete.
Kjo u bë falë edhe bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.
Sipas tij ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare.
“Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkruan Hasani.