Pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin e Shëngjinit janë përballur me shumë trafik këtë fundjavë.
Është krijuar radhë kilometrike automjetesh përgjatë aksit rrugor Balldren-Milot dhe në rrugën e Shëngjinit.
Ndërkohë gjatë muajit gusht situata pritet të jetë më kaotike për shkak të kthimit të emigrantëve.