-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lojërat Olimpike, Gega dhe Burraj nisen drejt Parisit

Kryesoret

Luiza Gega dhe Franko Burraj ja nisur drej Parisit për të marrë pjesë në lojërat Olimpike.

Gega u shpreh optimiste për rezultatin që mund të korrë në garën 3000 metra me pengesa.

‘Synimi im është fillimisht hyrja në finale. E kam provuar në Tokio. Kam besim më të madh edhe në saj të rezultateve vitet e fundit. Nëse gjëra shkojnë mirë do synoj pozicion më të mirë. Nuk deklaroi asgjë që do marr këtë apo atë medalje’, tha Gega.

Ndërsa trajneri i saj Taulant Stërmasi synon që Luiza të shënojë një rekord të ri.

Pritshmëritë e mia janë rekord kombëtar, më të mirën që Luiza ka bërë ndonjëherë. Sigurisht jo gara e parë. Pasi do të jetë garë eliminatore, që do të jetë më datën 4 gusht, ku shpresojmë që Luiza të kualifikohet. Me llogaritë tona, besojmë se do të jetë e lehtë. Por sigurisht janë më të mirët e botës atje. 36 më të mirët e botës me investime të mëdha nga shtetet’, u shpreh trajneri Stermasi.

Ndërsa 25-vjeçari Burraj, i cili po udhëton drejt Francës pa trajnerin e tij, tha se ishte stërvitur intensivisht dhe se ndihej në formë për të arritur një rezultat sa më të mirë në garën 100 metra, më 3 gusht.
‘Gara 100 metrash nuk është gara ime. Do të jetë e vështirë. Jemi stërvitur shumë dhe shpresoj të kemi një rekord të ri. Shpresa jonë është rekordi kombëtar, pikësëpari’, theksoi Burraj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit