Ditën e sotme në qeli përfundon drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka por edhe zyrtarë të tjerë, ish-Oficerja e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj si dhe dy avokatë, Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Dosja që i çoi pas hekurave ende nuk dihet.
Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.
Të arrestuarit në Vlorë;
1- Aurel Zarka-Kreu i Prokurorisë Vlorë.
2- Eriona Dautaj-ish-oficere e Policisë Gjyqësore ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda
3- Astrit Vladi- avokat
4- Radovan Cela- avokat në Fier