Këngëtarja Selena Gomez vendosi të tregojë për herë të parë se çfarë ndërhyrjesh estetike ka bërë në fytyrën e saj. Aktorja 32-vjeçare e nominuar për Emmy ka qenë objekt i spekulimeve të tilla prej vitesh dhe së fundmi ajo ka komentuar në një video në TikTok, shkruajnë mediat e huaja.
“Sinqerisht, e urrej këtë. Fytyra më ka ndryshuar për shkak të sëmundjes. Unë kam bërë vetëm Botox. Kjo është e gjitha, më lini të qetë.” deklaroi Gomez.