-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Temperatura ferri’, SHMU publikon parashikimin javor të motit

Kryesoret

Temperaturat kanë shënuar pikun e tyre në muajin e Korrikut ku u raportua deri në 43 gradë celcius. Ndonëse ditët e fundit kemi ndjerë një ulje të temperaturave, SHMU raporton se në javën në vazhdim priten sërisht rritje, si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane që do të rikthehen.

Gjithashtu pritet që në ditët e para të javës temperaturat në vlerat e mesditës të kapin vlera 39-40 grad celcius, me mot të kthjellët dhe orë të plota me diell.

‘Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa pritet një tjetër valë të të nxehtit. Kjo situatë vjenë përsëri si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane.

Megjithatë ndryshe nga sa kaluam në javët e para të Korrikut kjo valë e të nxehtit vjen më e “zbutur” dhe zgjatë vetëm pak ditë me temperatura relativisht të larta. Në këtë mënyrë vetëm për ditën e Hënë dhe atë të Martë (duke mos përjashtuar këtu ditën e Premte) pritet që temperaturat në vlerat e mesditës të kapin vlera 39-40 grad celcius, ndërsa më pas për ditët e tjera temperaturat mbeten në vlera të larta por janë vlera që përfshihen në mesataren klimatike mujore për vendin tonë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit