Ervin Mete i ka dorëzuar stafetën ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj. Mete thotë se “ka qEnë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uroj të vijojë më tej”.
“Duke i përcjellë detyrën Ministrit të ri. Mirënjohës dhe falenderues ndaj Kryeministrit që më besoi një detyrë me përgjegjësi kaq të lartë.
Falenderime për stafin e Ministrisë së Financave për atë që kemi arritur së bashku gjatë kësaj periudhe. Besoj ka qenë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uroj të vijojë më tej”, shkruan Mete.