Zyrtare, Kreshnik Bajraktari është drejtori i ri i portit të Durrësit. Ai zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Pirro Vengu, i cili është ministri i ri i Mbrojtjes, pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socialiste.
Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. Ai ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.