-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Mbrojtjes: Shuhet zjarri në Shëngjin

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes njoftoi pasditen e sotme se u shua zjarri në Shëngjin.

“Prej më shumë se katër ditësh, nën koordinimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, është bërë një luftë e vërtetë dhe e pandërprerë me një nga fenomenet natyrore më të vështira, siç është zjarri masiv në pyje dhe kullota, në kodrat e qytetit të Shëngjinit, bashkia Lezhë.

Angazhim maksimal: mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1  automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet  zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore.

Angazhim dhe koordinim me Mekanizmin 🇪🇺Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) me dy avionë Canadair të qeverisë 🇮🇹 italiane.

🙏Vlerësim, 🤝mirënjohje dhe 👏falënderim për çdo punonjës, personel dhe vullnetar që ka marrë pjesë në këtë operacion, falë punës së të cilëve u shpëtuan jetë njerëzish, qendra të banuara dhe ekonomi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit