-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paris 2024/ Boksierja italiane qan dhe bie në gjunjë pas grushtit nga boksierja trans

Kryesoret

Në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, boksi i femrave ka qenë në qendër të polemikave. Angela Carini, një boksierja italiane, është bërë protagoniste e një ngjarjeje të veçantë pasi u mposht në ring nga Imane Khelif, një boksierë që është biologjikisht mashkull, por garon si femër.

Pas humbjes për 46 sekonda në ndeshjen e saj ndaj Khelif, Carini shpërtheu në lot dhe u shpreh se nuk kishte ndjerë ndonjëherë një grusht aq të fortë. “Unë jam zemërthyer. Shkova në ring për të nderuar babanë tim. Më thanë shumë herë që isha luftëtare, por preferoja të ndaloja për shëndetin tim. Unë kurrë nuk kam ndjerë një grusht si ky,” tha ajo.

Imane Khelif kishte qenë në qendër të kritikave përpara këtij kompeticioni, pas skualifikimit nga Kupa e Botës 2023 për shkak të kromozomeve XY, të cilat janë tipike për meshkujt. Në përfundim të ndeshjes, Carini deklaroi se, edhe pse nuk dorëzoi vullnetarisht, grushti i marrë ishte i dhembshëm dhe e detyroi të ndalonte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit