Lajm i mirë. Shqipëria ka fituar në arbitrazh përballjen me kompaninë “Kurum”, e cila ka pasur koncesionin e terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit dhe kërkonte 100 milionë euro dëmshpërblim.
“Kurum” pretendoi për prishje kontrate të mënyrë të njëanshme nga Ministria e Infrastrukturës, por arbitrazhi ka menduar ndryshe duke arritur në përfundimin se ka qenë vetë “Kurum” që nuk ka respektuar kontratën me shtetin shqiptar dhe nuk ka bërë investimet e parashikuara.
Kurum fitoi në 2011-ën kontratën për menaxhimin e terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit, por në 2017-ën ministria e Infrastrukturës e anuloi për shkak të mospërmbushjes së kushteve kontraktuale nga kompania.