Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, zhvilloi takime me banorët e Fterrës dhe Çorrajt, ku prezantoi programin e tij për përmirësimin e infrastrukturës dhe rrjetit rrugor. Ai ndau shqetësimet e banorëve, përfshirë problemet me ujin dhe rrjetin e kalbur të ujësjellësit, si dhe nevojën për rinovimin e rrugëve për të përmirësuar aksesin për banorët dhe turistët.
Gjikuria kritikoi autoritetet aktuale për kushtet e vështira, duke përmendur rastin e një zonje që u transportua me krahë deri në Borsh. Ai premtoi se, nëse zgjidhet, do të zbatojë programin e Fredi Belerit që përfshin investime specifike në infrastrukturë dhe rrugë, duke theksuar se bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur.