-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partizani mbyll rrugëtimin në Europë

Kryesoret

Partizani ka përfunduar rrugëtimin e tij në Conference League, duke u eliminuar në turin e dytë. Pas humbjes 2-0 ndaj Iberia 1999 në Gjeorgji, ekipi i Shehit nuk arriti të përmbysë situatën në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena,” duke u mbyllur me një barazim 0-0.

Në ndeshjen e sotme, Partizani e nisi me intensitet dhe kërkoi penallti që në minutën e tretë për një prekje me dorë, por kërkesa e tyre nuk u pranua. Gjatë pjesës së parë, skuadra gjeorgjiane rrezikoi disa herë me gola, por një goditje në shtyllë ndali përpjekjet e tyre. Në pjesën e dytë, Mba kishte mundësi për të ndryshuar rezultatin, por përpjekjet e tij ishin të dështuara. Pas 90 minutash pa gola, Partizani largohet nga gara europiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit