-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shërbimet sekrete: Vrasësi i Tiergarten di një sekret të errët të Putinit

Kryesoret

Vadim Krasikov, vrasësi i njohur i kopshtit zoologjik në Berlin, është liruar dhe po kthehet në Rusi, pas përpjekjeve të ashpra të presidentit rus për ta siguruar lirinë e tij.

Shërbimet sekrete besojnë se Krasikov mund të dijë një sekret të rëndësishëm për Putinin, i cili nuk do të donte që ky sekret të shpërthejë në publik, raporton Bild.

Vadim Krasikov u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Zelimkhan “Tornike” Khangoshvilit në Berlin në vitin 2019, një akt që gjyqtarët gjermanë e cilësuan si një vrasje të urdhëruar nga qeveria ruse. Krasikov, i cili punonte për shërbimin e spiunazhit rus FSB, u bë objekt i një mosmarrëveshje diplomatike të madhe mes Rusisë dhe Gjermanisë.

Për më shumë se dy vjet, emri i Krasikovit ka qenë në qendër të negociatave për shkëmbimin e tij me të burgosurit amerikanë në Rusi, por përpjekjet për të arritur një marrëveshje dështuan në verën e vitit 2022, kur Berlini refuzoi një propozim të Moskës për një shkëmbim “spiun për spiun”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit