-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bozdo: ‘Partizani’ dhe Vunoi, Rama të thirret në SPAK, duam të paktën standardin me Berishën

Kryesoret

Eno Bozdo nga Partia Demokratike denoncoi sipas tij atë që e quan skandal me pronat në Vuno, ku thekson se përfituesi kryesor është Edi Rama. “Procesi ka filluar në 2016 dhe ka mbaruar në 2020 me një shpejtësi të paparë, janë miratuar dy ligje dhe 7 vendime të KM për të mbërritur në këtë situatë. Janë miratuar nga e njëjta qeveri dhe i njëri KM që përfiton jo pak në këtë aferë. Duhet të bëjmë një paralelizëm me atë që na shitet si standard i drejtësisë.

Rasti i kompleksit të Partizanit, që ka filluar në 1994 dhe ka përfunduar në 2009 me kohëzgjatje 15 vjecare duke prekur të gjitha qeverisë, demokratike dhe socialiste. Procesi i privatizimit është iniciuar nga vetë qeveria e PS-së, ndërkaq u trajtuan 42 familje që kishin ndërtuar banesa sociale në atë zonë, pjesa humaniste. Dhe për të gjitha objektet e tjera që ishin të rrënuara, pronarët nuk kanë paguar pak por i kanë dhënë buxhetit të shtetit, afro 1 mln dollarë. Ndryshimi i destinacionit të pronës nga Berisha dhe Malltezi nuk është kryer nga Berisha, por vetë Rama me vendimin e KRT-së, pa kërkesë të pronarëve të tokës.

Gjithë kjo mori faktesh duhej përplasur me atë që shohim cfarë ka ndodhur me 224 mijë metra katror tokë ku KM dhe vëllai i tij janë përfituesit. ATP kundërshton vendimin dhe më pas të gjitha institucionet zhduken në gjykatë, ndryshohen 2 ligje dhe 7 VKM. Kjo është diferenca e madhe, 4 vite (prona Vuno procesi) përballë 15 viteve (Partizani), kemi 410 metra katror (Partizani) dhe disa mijëra metra katror buzë detit dhe diferencë të kundërt në standardin, si trajtohen aferat e korrupsionit, kur shpiken për opozitën dhe ka një mal me prova që involvojnë kryeministrin. Pyetja jonë është kur do të lëvizë SPAK-u? Minimalisht pretendojmë ruajtjen e standardit, thirrjen e KM-së” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit