Sportistja shqiptare Manjola konini zhvilloi sot garën e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Konini grumbulloi 569 pikë të cilat e lejuan atë që të mbyllë garën e dytë të saj në Paris 2024 në disiplinën e qitjes me pistoletë në distancën e 25 metrave në vendin e 37-të.
Ndërsa në ditën e dytë në disiplinën e Qitjes 10m Air Pistol ajo u rendit në vendin e 43-të.