Nuk ka medalje për Shqipërinë. Ditën e sotme Manjola Konini e ka mbyllur garën duke mos shkuar më shumë se vendi i 37-të në qitje, 25 metra me pistoletë për femra.
Me 569 pikët që arriti që të grumbullonte nuk ishin të mjaftueshme për të kaluar në finale. Kjo ishte mundësia e dytë pasi pak ditë më parë u eliminua edhe nga disiplina 10 metra me pistoletë.
Konini bëhet sportistja e tretë shqiptare që i jep lamtumirën kështu Lojërave Olimpike “Paris 2024” pas Kaltra Meçës dhe Grisi Koxhakut, të dy në not.
Shpresat e Shqipërisë për të arritur një medalje në këtë Olimpiadë kanë ngelur në 5 sportistë, Franko Burraj dhe Luiza Gega në atletikë dhe në mundje me Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.