Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka vizituar Qendrën Operacionale të Mbrojtjes Civile për të vëzhguar reagimin ndaj zjarreve në kushtet e temperaturave ekstreme. Ai theksoi rëndësinë e identifikimit të shpejtë të vatrave të zjarrit dhe reagimit të menjëhershëm.
Vengu vuri në dukje se modernizimi i mjeteve dhe pajisjeve është prioritet dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) duhet të angazhojë resurse kombëtare dhe të përmirësojë menaxhimin e emergjencave në bashki.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të komuniteteve dhe personelit për të parandaluar dhe përballuar rreziqet e zjarreve.