Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka propozuar dërgimin e mostrave të krijesave më në rrezik nga planeti ynë në Hënë për t’i ruajtur ato nga katastrofat dhe ndryshimet klimatike.
Shkencëtarët sugjerojnë krijimin e një biorepozitori në Hënë, ku temperaturat e ulëta do të mbajnë qelizat të ngrira dhe të ruajtura për klonim të ardhshëm, shkruan The Guardian.
Ekspertët besojnë se kjo strategji do të ndihmojë në ruajtjen e biodiversitetit global, edhe pse ndoshta do të duhen dekada për ta realizuar atë.