Futbolli shqiptar ka regjistruar një tjetër dështim në arenën evropiane këtë sezon, pasi të katër klubet e Superligës që morën pjesë në Conference League janë eliminuar në turin e dytë. Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana nuk arritën të avancojnë më tej në kompeticionin evropian.
Megjithatë, UEFA ka akorduar një ndihmë financiare për këto klube, duke shpërndarë në total 2.31 milion euro. Egnatia, që luajti në turin e parë të Champions League, do të përfitojë 960 mijë euro. Partizani do të marrë 700 mijë euro, ndërsa Vllaznia dhe Tirana do të marrin nga 325 mijë euro secila.
Këto shpërblime janë të bazuara në performancën dhe turet e kaluar të këtyre klubeve në kompeticionet evropiane.