Ekspedita kërkimore-arkeologjike e zhvilluar në korrik në Luginën e poshtme të Drinit po zbardh pasurinë e vyer arkeologjike të vendbanimit të Komanit.
Gërmimet në nekropolin qendror të Komanit, një prej varrezave më të mëdha mesjetare në Ballkan, po ofrojnë të dhëna të rëndësishme mbi organizimin social, rite funerale, dhe popullsinë e periudhës VI-XIV.
Projekti është mbështetur nga CNRS Paris, Ecole Française de Rome, dhe Université de Genève.