Franko Burraj, sportisti shqiptar, garoi sot në disiplinën e 100 metrave në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ në “Stade de France”.
Ai mbaroi garën në vendin e 2-të në baterinë e tretë kualifikuese për raundin paraeleminator. Kjo ka qenë pjesë e përpjekjeve të tij për të përfaqësuar Shqipërinë me sukses në këtë event të madh sportiv.
Nesër, sportistja shqiptare Luiza Gega do të garojë në disiplinën e 3000 metrave me pengesa në këto Lojëra Olimpike.