Në një hap tjetër drejt modernizimit, pilotët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë po përgatiten duke zhvilluar fluturime të para natën me dronët “Bayraktar”. Kjo fazë e trajnimit synon të përmirësojë aftësitë e pilotëve për të operuar këto mjetet në kushte të pakëndshme drite, duke përfshirë edhe interpretimin e imazheve termike për identifikimin e objekteve.
Shtimi i këtyre dronëve në flotën ushtarake shqiptare është pjesë e një strategjie për të rritur kapacitetet në operacione ushtarake dhe të ndihmës së emergjencave civile, duke përmirësuar gjithashtu monitorimin e territorit me imazhe të detajuara për institucionet vendase.