Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, ka akuzuar SPAK-un për mungesën e veprimeve të nevojshme në hetimet për skandalin e inceneratorëve.
Balliu pretendon se SPAK nuk ka hetuar me seriozitet 12 persona të përfshirë në projektin e inceneratorëve, duke i lejuar atyre të operojnë pa leje dhe në mënyrë të paligjshme.
Ai gjithashtu ka kritikuar fuqishëm drejtësinë shqiptare, duke e quajtur atë si “prostitucion juridik” për shkak të mosveprimeve në zbardhjen e korrupsionit.
“Denoncoj këtë akt monstruoz, kriminal”, tha Balliu.
Në anën tjetër, ai e ka shpallur SPAK-un si avokat kryesor të inceneratorëve.
“SPAKU-u është avokat kryesor i aferës së inceneratoreve pavarësisht se ekzistojnë provat se nuk ekziston”, përfundoi ish deputeti.