-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Sky’: Brenda ‘Guantanamos’ italiane në Shëngjin mbi 1 miliard Euro

Kryesoret

Në datë 1 Gusht, kryeministrja italiane Meloni premtoi se do të ishte gati qendra e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, por afati është shtyrë për herë të dytë pasi punimet nuk kanë përfunduar.

Sky News i ka kushtuar një artikull të gjatë kampit duke e cilësuar si “Guantanamo italiane” por zyrtarët refuzojnë çdo krahasim me skemën e dështuar të azilit të Ruandës në Mbretërinë e Bashkuar.

Plani zbatohet për emigrantët nga vendet e konsideruara “të sigurta” nga qeveria italiane si Tunizia, Egjipti, Algjeria, Nigeria, Maroku dhe Bangladeshi.

Do të thotë se në rast të një kërkese azili të refuzuar ata mund të riatdhesohen për shkak të marrëveshjeve të Italisë me ato vende.

Menaxheri i Policisë së Shtetit Italian në Shëngjin, Evandro Clementucci shprehet se “Dua të jem i qartë: Unë nuk i shoh ata si kriminelë. Ne do t’i trajtojmë ata si mysafirët tanë, ne duam që ata të jenë të sigurt” tha ai.

Të dy planet (Ruanda-Shqipëria) nuk janë të krahasueshëm dhe lidhja e pretenduar mes tyre është e papërshtatshme. Brenda qendrave tona në Shqipëri ka juridiksion italian: pra ligjet italiane dhe rregullat italiane. Ne kemi studiuar gjithashtu legjislacionin shqiptar për migracionin dhe e dimë se përputhet me legjislacionin evropian“ tha ambasadori italian në Tiranë, Bucci.

Zyrtarët italianë kanë refuzuar të thonë se sa do të kushtojë projekti, por “ne e kuptojmë se marrëveshja pesëvjeçare do të kushtojë pothuajse 1 miliard euro” shkruan “Sky”.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian konfirmoi për “Sky News” se po monitoron nga afër skemën. Riccardo Magi, nga partia pro-evropiane dhe liberale “Më shumë Evropë”, e ka quajtur projektin “Guantanamo italiane”, sepse “nuk respekton të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit