Në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar 39 mjete lundruese përgjatë vijës bregdetare dhe liqenore nga Ksamili në Koman.
Mjetet e bllokuara përfshijnë 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike. Shkeljet përfshijnë mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të sigurisë. Drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative, duke përfshirë bllokimin e mjeteve dhe gjoba për shkeljet e identifikuara.
Policia apelon për respektimin e rregullave dhe masave të sigurisë për të garantuar një lundrim të sigurt.