-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncon Vokshi: Spitali i Fierit nuk siguron ushqim dhe ka 6.6 ton mbetje spitalore

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka denoncuar probleme të rënda në Spitalin Rajonal të Fierit, duke akuzuar qeverinë për dështim të shëndetësisë.

Sipas Vokshit, prej katër muajsh spitali nuk siguron ushqim për pacientët, të cilët detyrohen të sigurojnë ushqimet dhe shërbimet e lavanderisë nga familjarët e tyre. Për më tepër, ajo ka raportuar se brenda spitalit ndodhen 6.6 ton mbetje spitalore që nuk janë asgjësuar, duke rrezikuar shëndetin e pacientëve dhe stafit.

Vokshi kërkon masa urgjente nga Ministria e Shëndetësisë.

“Si çdo gjë tjetër elektorale, edhe spitali elektoral është një dështim!

I kërkojmë Ministres së Shëndetësisë të marrë masa urgjente të sigurojë shërbimin e ushqimit, shërbimin e lavanderisë, dhe të evakuojë të gjitha mbetjet e rrezikshme.

Jeta e çdo pacienti shqiptar është më e shtrenjtë se çdo kosto që mund të ketë”, u shpreh Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit