Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar në lidhje me refuzimin e qytetarëve me karta identiteti të skaduara për të votuar, duke shpjeguar se nuk ka kompetencë për të shtyrë afatet e vlefshmërisë së dokumenteve.
Sipas ligjit nr. 89/2020, dokumentet e identifikimit për zgjedhësit mbi 75 vjeç janë të vlefshme pa afat, ndërsa për të tjerët, afatet e rinovimit përcaktohen nga organet e tjera përkatëse.
KQZ thekson se është përgjegjësi e institucioneve përkatëse të sigurojnë dokumentet e vlefshme për identifikim dhe që qytetarët të jenë të informuar për afatet dhe procedurat e rinovimit.