Atletja Luiza Gega do të garojë sot në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike.
Ajo ka shprehur besim të madh për kalimin në finale, duke theksuar se ka përvojë nga Tokio dhe synon një rezultat të mirë, pa bërë premtime për medalje të caktuara.
“Synimi im është fillimisht kalimi në finale, rezultat që e kam provuar në Tokio. Kam besim më të madh edhe në saj të rezultateve vitet e fundit. Nëse gjëra shkojnë mirë do synoj pozicion më të mirë. Nuk deklaroj asgjë që do marr këtë apo atë medalje”, u shpreh ajo.