Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, paralajmëroi se veprimet e njëanshme të Kosovës mund të rrezikojnë aplikimin e saj për anëtarësim në BE.
Rohde theksoi se këto veprime janë në kundërshtim me marrëveshjet e dialogut me Serbinë dhe se BE-ja kërkon një qasje të koordinuar.
Kjo deklaratë vjen pas mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, një veprim i kritikuar edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja, të cilët shprehën shqetësime për rrezikun dhe përshkallëzimin e tensioneve rajonale.