-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet politikani më i pasur në Bosnjë e Hercegovinë

Kryesoret

Kryetari i njohur i komunës së Trnovës pranë Sarajevës, Ibro Berilo, u arrestua në një operacion të gjerë të Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA).

Berilo akuzohet se ka shpërdoruar pozitën e tij për të favorizuar investitorët në ndërtimin e banesave në malin Bjelasnica. Hetimet kanë treguar se ai dhe tre bashkëpunëtorë të tij, përfshirë një sipërmarrës të njohur, janë përfshirë në blerjen dhe shitjen e tokës që regjistrohej si pronë shtetërore.

Sipas medias lokale, pronat e tyre janë nën ndalim të përkohshëm, dhe llogaritë bankare të të arrestuarve janë bllokuar pas zbulimit të 300 mijë eurove të depozituara, të cilat origjina e tyre është nën hetim. Berilo, i cili ka qenë në krye të Trnovës për dy dekada, u arrestua në Qendrën Klinike të Sarajevës për shkak të një gjendjeje shëndetësore të përkohshme.

Hetimet vijojnë për të sqaruar përfundimisht çështjen e pronave dhe akuzat e shpërdorimit të detyrës nga ai dhe kolegët e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit