-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha kujton katër Dëshmorët e Atdheut: Siguria e vendit kërkon përkushtim dhe heroizëm

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha përmes një mesazhi ka kujtuar dhe ka shprehur nderim për rënien në krye të detyrës së 4 Dëshmorëve të Atdheut nga rradhët e Policisë së Shtetit.

“Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari. Këta trima, të cilët humbën jetën 15 vite më parë, na kujtojnë me sakrificën e tyre të përhershme, se siguria e vendit tonë kërkon përkushtim dhe heroizëm të jashtëzakonshëm”, thotë Hoxha.

Në emër të Ministrisë së Brendshme Ervin Hoxha shpreh mirënjohjen dhe respektin më të madh për katër heronjtë.

“Falë sakrificës së tyre, ne vijojmë të gëzojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur dhe forcuar vlerat dhe idealet, për të cilat ata ranë”, u shpreh ministri Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit