Kryetari i Parlamentit të Ukrainës Ruslan Stefanchuk ka uruar Elisa Spiropalin për marrjen e detyrës si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Stefanchuk tha që e vlerëson qëndrimin konsistent të Kuvendit të Shqipërisë dhe mbështetjen për popullin e Ukrainës.
“Jam i bindur se Ukraina dhe Shqipëria, duke ndarë prioritete të përbashkëta të politikës së jashtme, kanë mundësi të mëdha për përparimin e bashkëpunimit të suksesshëm”, tha Stefanchuk.
Më pasi ai e fton Spiropalin që të vizitoj Ukrainën në një kohë të përshtatshme dhe i uron suksese dhe arritje të tjera.