Grigels Muçollari, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, akuzon qeverinë për dështimin e saj në sigurinë ushqimore.
“Qeveria ka dështuar të bëjë detyrën në një prej sektorëve më jetikë. Ministria e Bujqësisë si përgjegjëse ka dështuar ose është bashkëpunëtore në krim”, thotë ai.
Muçollari gjithashtu bën thirrje për veprime nga organet e drejtësisë: Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Drejtësia nuk po vepron.
Ai akuzon Agjencinë Kombëtare të Ushqimit (AKU) për dështimin në ofrimin e sigurisë ushqimore.
“AKU ka dështuar të reagojë në kohë kur informacioni është i gatshëm, duke lënë të kontrollohet që malli është zhdukur”, shprehet Muçollari.
Muçollari përfundon me thirrjen për veprime të menjëhershme për të mbrojtur qytetarët: Ne jemi të angazhuar për të denoncuar çdo rast kur qeveria dështon të ofrojë siguri për ushqimet.