Një zjarr masiv në pyjet e Zerqanit në Bulqizë është shpërthyer dhe ka dalë jashtë kontrollit.
Pas një jave përpjekjesh për shuarjen e flakëve nga toka, situata është përkeqësuar nga era e fortë që ka ndihmuar përhapjen e zjarrit. Nënprefekti Avni Muliu ka njoftuar se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe ka kërkuar ndërhyrje nga ajri për të parandaluar dëme të mëtejshme, veçanërisht në këtë zonë të vetme të paprekur të Bulqizës.
Flakët kanë shkatërruar pyje me pemë shekullore dhe janë ende të pamundur për t’u shuar plotësisht.