-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjergj Kola flet për dhunën nga Altin Qato: Ngjarja pa arsye, institucionet të vënë drejtësi

Kryesoret

Gjergj Kola, qytetari që u godit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Altin Qato, ka dhënë një intervistë për Syri Televizion, ku ka treguar detaje të ngjarjes. Kola shprehet se dhuna ndodhi pa arsye, ndërsa ai dhe shoku i tij, që ishte dhe shoferi i automjetit me të cilin udhëtonin, u sulmuan pasi po binin borinë e makinës në një mënyrë të zakonshme.

Në video, e cila ka bërë bujë në media, Kola shpjegon se u shoqërua për disa orë në komisariat pa ndonjë arsye të dukshme dhe kërkon nga institucionet që të veprojnë dhe të sigurojnë drejtësi.

Pas këtij incidenti, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kishte pezulluar Altin Qaton nga detyra, megjithatë ky pezullim zgjati vetëm tre ditë. Kola kërkon që të gjithë faktorët të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe në ndëshkimin e autorëve të dhunës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit