Biznesmeni i Regina Group Vasil Bedinaj me anë të një video është shfaqur duke qëlluar me grusht një qytetar.
Bedinaj sqaron se ngjarja ka ndodhur para një muaj e gjysëm dhe jo ditën e sotme. Ai thotë që e gjithë ngjarja u sqarua vetëm 30 minuta pasi të dy janë komshinj dhe pronarë që shërbejnë për turizmin.
“Ne jemi dy komshinj, të dy pronarë që shërbejmë për turizmin nga mëngjesi deri në darkë. Dhe patjetër dhe ne me mish jemi dhe me gjak. Kemi gabuar. Dhe për këtë ju kërkojmë ndjesë. E kemi kuptuar pas 30 minutash dhe kjo është një histori që ka ndodhur para 1 muaji e gjysëm. Nuk ka lidhje me ditën e sotme, ne sot po ju shërbejmë të gjithë atyre që zgjedhin Vlorën si destinacion turistik. Që tashmë e dinë që është një qytet turistik. Unë dhe komshiu im këtu në zonën më të mrekullueshme të Radhimës bëjmë të pamundurën nga mëngjesi deri në darkë për tu shërbyer të gjithëve dhe për të krijuar një imazh pozitiv”, thotë biznesmeni Bedinaj.
Ai kërkon falje të gjithëve pasi sipas tij kjo ngjarje dëmton imazhin e një qyteti turistik por edhe tonin personal ku të gjithë gabojnë. Biznesmeni shprehet se të dy i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit dhe ky muhabet ka mbaruar para një muaji e gjysëm.