-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrahja e modeles nga motrat Berisha, reagon Juliana Nura: Fajin e ka burri yt dhe jo ajo ka pasur lidhje me të

Kryesoret

Juliana Nura ish-banore e Big Brother Kosova ka reaguar lidhur me rastin e rrahjes së modeles Klea Prenga në Shqipëri, një incident që ka shkaktuar shumë diskutime në media dhe rrjete sociale.

Dyshohet se Prenga u rrah nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Antonela Berisha dhe motra e saj të cilat janë shpallur në kërkim nga policia.

Sipas akuzave, arsyeja e këtij akti ishte se modelja kishte pasur një lidhje me burrin e motrës së Antonelës.

“Oj budallica! Unë fal që po ju them kështu, por të gjithë jeni budallica. Fajin nuk e ka ajo që ka pasur lidhje me burrin, sepse nuk e ka ditur që ai është i martuar.

Fajin e ka burri që tradhton gruan e tij me dikë që është beqare. Vajza është beqare, ajo nuk ka faj. Fajin e ka burri yt që është me unazë dhe ka një grua në shtëpi, që rrit fëmijën tuaj dhe ai shkon te dikush tjetër.

Kapeni burrin tuaj në shtëpi dhe përballuni me të, sepse kjo është e paarsyeshme. Merreni në gjyq, ndani pasurinë, bëni çfarë të doni, por mos fajësoni vajzën që është e pafajshme. Fajin e ka burri yt, prandaj përballuni me atë”, tha Juliana Nura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit