Teuta ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin shkodran Kristian Preknicaj.
22-vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e Lushnjës, në Kategorinë e Parë, teksa këtë edicion do të militojë në elitën e futbollit shqiptar.
Sulmuesi shënoi gol edhe në miqësoren e zhvilluar 2 ditë më parë ndaj Laçit.
“KF Teuta njofton afrimin e sulmuesit Kristian Preknicaj. Sulmesi 22-vjeçar afrohet te Teuta nga Lushnja, ku sezonin e fundit ka spikatur me 6 gola, duke qenë ndër më të dalluarit në kampionat. Klubi i Teutës mirëpret sulmuesin Preknicajn dhe i uron shumë gola me fanellën blu”, njoftoi Teuta.