Në një podcast të fundit, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shpalli se ndarja përfundimtare me ata që abuzuan me pronat në Partinë Demokratike (PD) është e nevojshme për të zgjidhur problemin e pronave në Shqipëri.
Basha e cilësoi këtë ndarje si një shenjë serioziteti për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi dhe kritikoi përpjekjet e qeverisë për shpronësim të dytë që, sipas tij, imponon çmime të ulëta për pronarët.
“Së pari ndihem tmerrësisht keq kur kuptoj se brenda formacionit tim politik kanë bashkëudhëtuar piratët e pronave dhe njerëz me mendësi komuniste, që njësoj si Enveri që ua mori pronën pronarëve për t’ia dhënë vetes së tij, byrosë politike, partisë së diktaturës dhe për të detyruar shqiptarët duke filluar me pronarët të ishin skllevër në pronat e tyre, këta pronat mirë që nuk i kthenin tek pronarët i panë si një instrument i fuqizimit të pushtetit të tyre.
Kështu që kjo është njëra anë. Ana tjetër nga ana tjetër ndihem mirë që jam ndarë një herë e përgjithmonë me këta njerëz. Që jemi ndarë një herë e përgjithmonë me këta njerëz. Që për herë të parë i shohim pronarët në sy dhe ju themi po, sigurisht nga Partia e Punës, nga Partia Socialiste nuk kishin çfarë të prisnin, por Partia Demokratike u ka bërë dëmin më të madh. Dhe këtë e kam thënë në mënyrë të përsëritur prej vitesh. Dhe se ta i është detyra jonë ta paguajmë me kamatëvonesë këtë detyrim të pashlyer ndaj pronarëve” u shpreh Basha.