Personi i dënuar, Robert Cini, i datëlindjes 22/07/1970, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit.
Cini, i cili ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv, ishte transferuar në këtë spital më 27/11/2021 për të marrë trajtim për problemet e tij mendore.
Ai kishte qenë në vuajtje dënimi në Institucionin e Pranga të Lezhës dhe nuk kishte kontakte me familjen. Cini ishte origjinarisht nga Leskoviku.