-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rekord bote/ Ja kush është peshëngritësi i parë që ngriti mbi 400 kg

Kryesoret

Karlos Nasar, një peshëngritës nga Bullgaria, ka arritur një sukses historik në kampionatin e peshëngritjes në Paris duke bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në kategorinë e meshkujve deri në 89 kilogramë.

Në moshën vetëm 20 vjeçare, Nasar theu rekordin botëror duke ngritur një total prej 404 kilogramësh në dygarësh, duke u bërë kështu peshëngritësi i parë në histori që kalon këtë barrierë.

Në pjesën e shkëputjes, Nasar ngriti 180 kilogramë, ndërsa në pjesën e shtytjes arriti të ngrinte 224 kilogramë, përmirësim ky i rekordin të mëparshëm që ai vetë kishte mbajtur. Ky sukses e vendosi Nasar në majën e sportit të peshëngritjes dhe e bëri atë një figurë të njohur në arenën ndërkombëtare.

Rekordi i mëparshëm botëror prej 396 kilogramësh mbahej nga peshëngritësi kinez Li Dazhi. Për këtë arritje të jashtëzakonshme, Nasar fitoi medaljen e artë dhe shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e këtij sporti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit