Disa vatra të reja kanë riaktivizuar zjarrin në Qafë-Shtamë të Matit, duke djegur rreth 30 hektarë pyje.
Forcat e ushtrisë, policisë dhe punonjësit e bashkisë Mat janë angazhuar në shuarjen e flakëve, të cilat dyshohet të jenë të qëllimshme. Zjarri ka filluar mbi tunelet e Selitës dhe është përhapur shpejt për shkak të erës, duke iu afruar kampit të Qafë-Shtamës.
Terreni i vështirë po e bën të ndërlikuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e këtij zjarri të qëllimshëm.